Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Mevlyde Saraçi, do të padisë deputeten Flora Brovina për shkak se kjo e fundit ia përmendi emrin kur shfaqi një fotografi para mediave në Kuvendin e Kosovës.
Saraçi tha se gjatë ditës së djeshme është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitares dhe para hetuesve ka thënë që nuk e ia ka dhënë fotografinë Brovinës. Ajo po ashtu tha që asnjëherë nuk ka qenë nënkryetare e Komisionit për të Zhdukur, siç kishte thënë Flora Brovina.
“Dje jam intervistuar në polici në Prishtinë. Kam dhënë deklaratë me shkrim në cilësinë e dëshmitares se nuk kam lidhje me rastin. Nuk e kam pa atë fotografi derisa është shfaqur në Kuvendin e Kosovës nga zonja Brovina. Përmes mediave e kam pa, nuk kam qenë nënkryetare e Komisionit asnjëherë dhe nuk e njoh atë person në të cilin aludon ajo”, ka thënë Saraçi për KALLXO.com, përcjellë KOHA.
Saraqi intervistohet në polici
Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Mevlyde Saraçi, do të padisë deputeten Flora Brovina për shkak se kjo e fundit ia përmendi emrin kur shfaqi një fotografi para mediave në Kuvendin e Kosovës.
Saraçi tha se gjatë ditës së djeshme është intervistuar nga Policia e Kosovës në cilësinë e dëshmitares dhe para hetuesve ka thënë që nuk e ia ka dhënë fotografinë Brovinës. Ajo po ashtu tha që asnjëherë nuk ka qenë nënkryetare e Komisionit për të Zhdukur, siç kishte thënë Flora Brovina.
“Dje jam intervistuar në polici në Prishtinë. Kam dhënë deklaratë me shkrim në cilësinë e dëshmitares se nuk kam lidhje me rastin. Nuk e kam pa atë fotografi derisa është shfaqur në Kuvendin e Kosovës nga zonja Brovina. Përmes mediave e kam pa, nuk kam qenë nënkryetare e Komisionit asnjëherë dhe nuk e njoh atë person në të cilin aludon ajo”, ka thënë Saraçi për KALLXO.com.
Saraçi e kishte mohuar se ia kishte dhënë Flora Brovinës foton edhe në ditën kur e publikoi ajo.
Ajo tha se së shpejti do ta padisë deputeten e PDK-së, Flora Brovina për shkak se ajo ia përmendi emrin disa herë në media.
“Po pres së shpejti me ngre kallëzim penal ndaj Flora Brovinës, jam duke i mbledhur dokumentet dhe do të ngris padi ndaj saj”, tha tutje ajo.
Ndryshe, Flora Brovina, deputete e PDK-së kishte shfaqur një fotografi ku shiheshin disa ushtarë teksa dhunonin një grua në prani të disa civilëve. Ndërkohë, mediat po atë ditë e zbuluan se ajo fotografi nuk kishte të bënte fare me pretendimet e deputetes. (koha.mk)