Shkup, 19 mars – Gjatë 24 orëve të kaluara më shumë shi ka rënë në Dojran, dhjetë litra në një metër katror, pas çka pasojnë Berova, Strumica dhe Vinica me nëntë, Kriva Pallanka me tetë, Dibra dhe Gjevgjelia me katër, Mavrova dhe Shtipi tre, Ohri, Llazaropole dhe Pëzharan dy, si dhe Krusheva me një litër në një njësi sipërfaqësore.
DPHM për sot parashikon mot me vranësira dhe me shi, ndërsa në malet më të larta edhe borë. Reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme nga pasditja në pjesët perëndimore dhe veriore ku pritet të tejkalojnë 20 litra në një metër katror. Do të fryjë erë përkohësisht mesatare jugore e cila në periudha të shkurtra gjatë ditës në pjesët qendrore do të përforcohet. Temperatura maksimale do të jetë deri në 15 gradë.
Nesër do të mbajë mot kryesisht i thatë me erë mesatare deri e përforcuar perëndimore posaçërisht në jugperëndim. Të mërkurën sërish do të ketë reshje të cilat do të jenë më intensive në perëndim dhe pastaj do të përhapen drejt veriut, ndërsa reshjet do të jenë të borës, diku në këto rajone edhe në lartësi prej 1.500 metra.
Nga nata drejt të enjtes do të ketë rënie të jashtëzakonshme të temperaturave për çfarë reshje të cilat nga nata do të përhapen nga perëndimi drejt lindjes me ç’rast do të kalojnë nga shiu në borë. Të enjten në mbrëmje dhe paradite do të ketë paraqitje të shiut të ngrirë nëpër rrugë, ndërsa gjatë ditës në juglindje reshje do të jenë kryesisht nga shiu. Reshje me intensitet më të vogël, kryesisht të dëborës, priten edhe të premten kur do të jetë më ftohtë.