Këta janë çifti Ferris dhe Margaret Romaire, dhe ata kanë festuar 70 vjetorin e martesës së tyre. Por historia e dashurisë e tyre është aq e bukur sa që prek thellë zemrat e të gjithëve. Ferris është 90 vjeçar dhe Margaret është një vit më e re. Të dy janë njohur bashkë në bankat e shkollës ku edhe u dashuruar dhe më pas u martuan në vitin 1946, transmeton Klan Kosova. Por ndonëse ata të dy u martuan dhe kurorëzuan dashurinë e tyre, ata nuk kanë asnjë fotografi të kësaj dite plot kuptim për ta, ndonëse asnjëri nga mysafirët në dasmë nuk kishte fotoaparat me vete. Andaj, pas 70 vjetësh, fotografja profesionale e dasmave, Lara Carter ka ofruar ndihmën e saj në këtë “punë”. “Ju mund të shihni dashurinë mes tyre, në mënyrën si ata të dy komunikojnë me njëri tjetrin dhe qeshin bashkë derisa nga njëra pozë kalojnë në pozën tjetër. Ata të dy janë shembulli ideal se si një martesë duhet të jetë. Të dy jetojnë në shtëpinë që ata e kanë ndërtuar bashkë 65 vjet më parë. Nuk janë të pasur, por kanë shumë gjëra të vlefshme: dashurinë për fëmijët e tyre, besimin, qëndrimin ndaj punës dhe sensin e humorit”, ka thënë Lara.
Pritën 70 vjet për të realizuar fotografitë e dasmës
Leave a comment