Gazeta Nacionale ka mësuar detaje të reja lidhur me vrasjen e gruas pranë repartit të Gjinekologjishë në QKUK.
Siç ka mësuar Nacionale, gruaja ishte e shtrirë në repartin Obstetrik dhe është në javën e fundit të shtatëzënisë.
Tutje gazeta mëson se një patrullë e policisë është dërguar edhe te shtëpia e dorasit.
Ky i fundit ende është në arrati, ndërsa ka raportime se është i arrestuar.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen, ndërsa aty shihet Policia e Kosovës që ka filluar me hetimin preliminar të rastit makabër.
Nacionale ka kontaktuar me autoritetet gjegjëse për më shumë informata dhe është në pritje të informatave.