Prishtinë, 3 prill – Pesë persona nga një klinikë private në Kosovë janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer transplantime ilegale dhe kanë tregtuar me organet njerëzore, kumtoi policia e Kosovës, raporton KOHA.
Policia për rastin ngriti hetim para disa muajve, ndërsa gjatë kontrollit janë marrë dëshmi materiale në mesin e të cilave edhe dëshmi mjekësore, katër celularë dhe 500 euro.
Paraprakisht, në Kosovë ishin dënuar disa persona për shkak të tregtisë ilegale me organe në klinikën “Medikus” në Prishtinë.
Tregtia me organe është theksuar edhe në raportin e raportuesit special të Këshillit të Evropës, Dik Marti për lidhjen e ish liderëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me krimin e organizuar. Hetimin për këtë rast e udhëheq Prokuroria e Gjykatës Speciale për krimet e UÇK-së. (koha.mk)