Prishtinë, 1 mars- Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina sërish është renditur i pari në botë për nga ndotja alarmante e ajrit.
Kryeqyteti i Kosovës momentalisht qëndron në vendin e parë në botë për sa i përket nivelit të ndotjes së ajrit. Sipas matjeve të ‘Air Quality Index’ (AQI), në këto momente indeksi i ndotjes në Prishtinë është 221 apo ‘Shumë e pashëndetshme’.
Gjendja e ajrit nuk ka ndryshuar, ani pse në javën e fundit të janarit në një vendim të koordinuar në mes të Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor janë bllokuar disa rrugë të kryeqytetit për makina, si masë emergjente kundër ndotjes së ajrit.
Niveli i ndotjes në Prishtinë, ka qëndruar në shifra jo të shëndetshme për gjatë këtyre muajve të ftohtë të vitit.
Menjëherë pas Prishtinës, në nivelin e madh të ndotjes janë qytetet e Indisë, Mumbai, Nju-Delhi dhe Kalkuta.