Prishtina ka një short mjaft interesant nëse kalon St. Joseph’s në turin pareeliminator të Europa Leagues. Shqiptarët e Kosovës do të përballen me skocezët e Rangers nëse ia dalin.
Prishtina mund të ndeshet me skuadrën e famshme skoceze të trajnerit Steven Gerrard dhe ish-futbollistit të kategorive të reja të Prishtinës dhe tash të kombëtares shqiptare, Eros Grezda.
Ndeshjet e raundit të parë kualifikues zhvillohen më 11 dhe 18 korrik, me Prishtinën, që nëse kalon raundin aktual, do të jetë vendase në ndeshjen e parë.