KF Prishtina ka reaguar pas tensioneve dhe skandalit në ndeshjen me Gjilanin. Prishtina është mposhtur në udhëtim te Gjilani me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Ipko Superligën e Kosovës.
Megjithatë, fundi i ndeshjes ka prodhuar tensione të mëdha, ku zyrtarët e Prishtinës kërkonin llogari nga gjyqtarët për vendimet kontroverse.
“Zoti ua ktheftë si është më së keqi, gjynah që po e hani njersën ktyne futbollistëve”Armend Dallku me reagim të ashpër pas ndeshjes
Publiée par GazetaBlic Sport sur Mercredi 8 juillet 2020
Vendimi për ndëshkimin me të kuq të Visar Bekajt ka acaruar stafin e trajnerëve, lojtarët dhe zyrtarët e Prishtinës, por pas reagimit e kanë pësuar keq.
Ata janë sulmuar nga Policia e Kosovës me sprej lotsjellës dhe shumë nga ta, mes tyre edhe trajneri Armend Dallku kanë mbetur të lënduar.
Është vet faqja e klubit kryeqytetas që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale tmerrin e përjetuar nga Policia e Kosovës.
SKANDALOZE, Dallku goditet me sprej në sy
🚨Skandal, skandal, skandal!🚨Armend Dallku, trajneri i Prishtinës "goditet" me sprej në sy nga Policët që ishin në stadiumin e qytetit në Gjilan.Dallku ishte afruar që të flas me gjyqtarët e ndeshjesPamje: SuperSport
Publiée par GazetaBlic Sport sur Mercredi 8 juillet 2020
“Shumë futbollistë dhe trajnerë janë të dëmtuar nga sulmi i policisë, sidomos nga spreji i përdorur, por ka edhe lëndime tjera, Boshnjaku ka prere dorën dhe është dërguar në emergjence”, ka shkruar Prishtina në faqen zyrtare.
Pas kësaj ndeshje dhe këtij tmerri, klubi kryeqytetas ka njoftuar gjithashtu se po mendon tërheqjen nga garat.
“FC Prishtina me gjasë, 99% do të tërhiqet nga garat!”, shkruan në postimin pasues.