[adning id="476476"]

Prishtina gati për norvegjezët, Ramadani optimist

16

Kryetrajneri i kampionit të Kosovës, Prishtinës, Zekirija Ramadani, së bashku me kapitenin Lorik Boshnjaku, u paraqitën para mediave edhe pse në numër të vogël, në prag të ndeshjes shumë të rëndësishme për klubin tonë kundër kampionit të Norvegjisë,  Bodø/Glimt, në kuadër të UEFA Europa Conference League, raundi i tretë kualifikues ndeshja e parë, takim ky i cili do të zhvillohet nesër nga ora 20:00 në Stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë.

Zekirija Ramadani, tha: “Skuadra kundërshtare është shumë e diciplinume dhe taktikisht e fortë, neve kemi marrë mësim nga takimi i fundit në Uells.

E dimë mirë se çfarë rëndësie ka secila ndeshje në këtë nivel garash, ne gjithashtu presim mbështetjen maksimale nga tifozët tanë të flaktë “Plisat”, të cilët sigurisht do të jenë të pranishëm në numër të madh”.

Lorik Boshnjaku, futbollist, thotë: “Atmosfera brenda grupit të futbollistëve është tejet e mirë dhe pozitive pas rezultateve të arritura në garat e Evropës”.