Ole Gunnar Solskjaer duket se do të jetë zgjedhja përfundimtare e drejtuesve të kuq për të drejtuar Manchester United edhe pas përfundimit të sezonit, kjo falë rezultateve impresionuese në Premier Legue, por mbi të gjitha sepse zhduku çdo dyshim te skeptikët pas kualifikimit historik në Champions.
Tekniku norvegjez, që u thirr “nën armë” pas ndeshjeve të dobëta të “Red Devils” nën drejtimin e Murinhos, konfirmoi se ka prishur akordin me Molden.
Ky vendim i hap rrugë emërimit të tij zyrtar te Manchester United, diçka që pritet të bëhet formale në fundin e këtij sezoni. Molde kishte pranuar fillimisht huazimin e Solskjaer me kërkesën e këtij të fundit në dhjetor, por norvegjezi bindi çdokënd në “Old Trafford” se mund të shkruajë historinë si trajner, pasi e bëri këtë si lojtar.
“Nuk mund të vazhdoja me dy kontrata si trajner kështu që mbylla marrëveshjen me Molden. Jam nën firmë me Manchester United deri në muajin qershor. Nuk jam këtu për t’u gëzuar por për të bërë punën time. Po bëj maksimumin çdo ditë dhe nëse vjen një vendim, do të duhet ta mendoj kur të ndodhë”- deklaroi Solskjaer.