Los-Anxhelos, 7 janar – Sistemi i cili duhej ta pastrojë Oqeanin e Qetë nga mbeturinat e plastikës, është prishur midis Kalifornisë dhe Havait dhe do të nxirret në tokë që të rregullohet.
Shpikësi holandez Bojan Slat, i cili e inicoi projektin për pastrimin Paqësorit, për En-Bi-Si njuz deklaroi se sistemi, i cili është i gjatlë 600 metra do të tërhiqet 1.300 kilometra deri në Havai.
Prej atje nuk mund të rregullohet, do të kthehet në portin fillestar Alemida në Kaliforni.
Sistemi është prishur pas erës së vazdueshme dhe valëve në Paqësor.
Spat tha se është i zhgënjyer, por jo i dekurajuar. Ai premtoi se operacionet do të vazhdojnë menjëherë sapo të jetë e mundur.
Qëllimi i projektit të tij ka qenë që nga oqeani të hiqet “qilimi i madh i paqësorit të mbeturinave”, që është më i rëndë se tre tonë, ndërsa është formuar me dekada.