Basketbollistët e Portland Trail Blazers ishin të frikësuar për vdekje, kur ashensori që po barte ata në qendrën stërvitore u bllokua.
Të martën në mbrëmje, gjatë kohës që po shkonin në stërvitje, në Emerson College të Bostonit, ashensori me të cilin po lëviznin lojtarët e Portland ishte bllokuar.
Brenda ashensorit ishin të përfshirë disa basketbollistë të ekipit amerikan, ndërsa ata gjatë kohës sa ishin të bllokuar e shfrytëzuan kohën duke qëndruar në celular e duke kërkuar ndihmë.
Sigurisht që herave të tjera ata do t’i përdorin shkallët përpara ashensorit.