Shkup, 23 janar – Ambasadori i Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov sot në seancë të Qeverisë së Maqedonisë, do ta prezantojë programin dhe prioritetet e presidencës bullgare me Këshillin e Bashkimit Evropian.
Në seancën e 50-të të Qeverisë do të mbajë fjalim edhe përfaqësuesi i Bankës së Këshillit të Evropës lidhur me qendrën e re klinike në Shkup, informoi pres-shërbimi qeveritar.
Gjatë seancës do të debatohet edhe do të vendoset rreth materialeve nga programet vjetore investuese dhe programeve për financim, programeve për punë dhe raporte financiare të ndërmarrjeve publike dhe agjencive shtetërore.
Kabineti qeveritar duhet t’i shqyrtojë edhe Propozim-programin për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Informacionin për Programin e reformave ekonomike 2018-2020, propozim-programet për zhvillim të turizmit, sportit dhe të rinjve, si dhe më shumë propozim-programe për nisma dhe projekte nga më shumë ministri.
Pjesë e programit janë edhe Propozim-programi për sigurim të domosdoshëm shëndetësor të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, të cilët nuk janë të siguruar, si dhe propozim-programet për mjekim të sëmundjeve të rralla, për sigurim të mjeteve për mjekim spitalor për pa pagesë të pjesëmarrjes (participimit) për pensionistët, për sigurim të insulinës, si dhe propozim-programe tjera nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat janë në drejtim të organizimit më të mirë dhe përmirësimit të shërbimeve shëndetësore të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.
Ministrat do të shqyrtojnë edhe propozim-programe me nismë të Ministrisë së Arsimit, që kanë të bëjnë me veprimtarinë shkencoro-hulumtuese përmirësimin e standardeve të nxënësve dhe të studentëve, si dhe rikonstruksionin e shkollave fillore dhe të mesme.
Seanca e pesëdhjetë e Qeverisë së Maqedonisë, sipas rendit të ditës ka 98 pika.