Shkup, 22 janar – Maqedonia me kujdes i ndjek përgatitjet për Samitin e BE-së në Sibiu më 9 maj, ku do të bisedohet për ardhmërinë e BE-së dhe prej të cilit qytetarët presin përkrahje të fuqishme deri te vendet e Ballkanit Perëndimor se rajoni shihet si pjesë e BE-së në Evropën e ardhshme. Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev para euroambasadorit, Samuel Zhbogar dhe ambasadorit rumun, Viorel Stanila, të cilët morën pjesë në seancën e sotme qeveritare, ku janë prezantuar prioritetet e Rumanisë gjatë kryesimit të saj me Këshillin e BE-së.
“Shprehim falënderim të sinqertë që në prioritetet e kryesimit rumun parashikohet edhe përshpejtimi i intergrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Politika e zgjerimit të BE-së, edhe krahas të gjitha sfidave në planin global, mbetet instrumenti më efikas për garantimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor. Për këtë shkak e çmojmë faktin që Rumania e njeh rëndësinë e politikës së zgjerimit dhe tenton ta afrojë Ballkanin Perëndimor sa më afër BE-së”, tha Zaev.
Ai vlerësoi se Rumania e ndërmerr kryesimin me Këshillin e BE-së në periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme, posaçërisht duke e marrë parasysh faktin që gjatë kryesimit do të mbahen zgjedhje evropiane, të cilat do të vendosin ardhmërinë e BE-së dhe rrugën e politikës për zgjerim.
Ambasadori Stanilla, siç transmetoi pres shërbimi qeveritar, ka theksuar se politikat e zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor mbeten interes strategjik i BE-së, për shkak se përqëndrimi i përkrahjes evropiane të rajonit do të jetë te përforcimi i proceseve demokratike dhe të pajtimit.
Euroambasadori Zhbogar ka vlerësuar se Qeveria ka bërë që shteti ta pret kryesimin rumun me Këshillin e BE-së me arritjen historike me Marrëveshjen nga Prespa dhe me zgjidhjen e kontestit me Greqinë dhe se në këtë mënyrë si asnjëherë deri tani e ka afruar vendin deri te portat e BE-së.
Në seancën, ku pika e parë iu përkushtua prioriteteve të Rumanisë gjatë kryesimit me Këshillin e BE-së, fjalime mbajtën edhe zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.
Osmani, mes tjerash u përqëndrua në moton e kryesimit rumun, “Kohezion, vlerë e përbashkët evropiane” dhe theksoi se kjo në tërësi i shpreh edhe aspiratat tona ndaj ndërtimit të shoqërisë bashkëkohore demokratike.
Ndërkaq, shefi i diplomacisë së Maqedonisë tha se Këshilli evropian na ka hapur rrugën, por se detyra e jonë tani është t’i përfundojmë reformat dhe të krijojmë atmosferë që të jetë e pamundur në korrik të këtij viti Republika e Maqedonisë të mos pranohet si vend, i cili i fillon negociatat me BE-në.