Zejnulla VESELI
Shkup, 9 qershor – Programi për Reforma Ekonomike 2018 – 2020, që është duke u përgatitur, bazohet në tre shtylla kryesore; sundimi i së drejtës, udhëheqje më të mirë ekonomike dhe përforcimin e institucioneve. Mbi këto tre shtylla sipas ministrit të Financave Dragan Tevdovski ka filluar procesi i përpilimit të Programit për Reforma Ekonomike për periudhë 2018- 2020, dokument që paraqet bazë për reformat kyçe gjatë dy viteve të ardhshme nga Qeveria e Maqedonisë. “Programi për reforma ekonomike paraqet dokument i cili ka për qëllim të pasqyron rezultatet e përbashkëta të arritura të kësaj qeverie që do të jenë shumë të rëndësishme për shoqërinë në përgjithësi. Pikërisht për këtë që në fillim ministria e Financave në përgatitjen e këtij programi ka kyçur akademikë, përfaqësues nga sektori i biznesit, partnerë social dhe sektorin e qytetarëve”, thotë ministri i financave Tevdovski. Duke pasur parasysh se përgatitja e këtij programi do të bazohet në tre shtyllat si sundimin e së drejtës, udhëheqjes së mirë ekonomike dhe përforcimin e institucioneve, ministri Tevdovski u shpreh se ministria e Financave do të bëjë çmos sa i përket menaxhimit me financat publike.“Kur kemi parasysh se është më se e domosdoshme të zbatojmë të gjitha reformat ekonomike që nuk arritën të realizohet nga qeveritë e mëparshme, është më se e nevojshme të mësojmë nga e kaluara dhe të përmirësohemi atje ku kemi qenë më të dobët ndërsa të përforcojmë edhe më shumë vetitë e mira. Sot Maqedonia gjendet para një vale të ndryshimeve dhe është patjetërsueshme të realizohet reformat ekonomike që të mund vendi të lëviz para”, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski. Ndërsa Vilem Noe nga drejtoria për politikë fqinjësore dhe negocia për zgjerimin e BE-së, u shpreh se programi në fokus duhet të ketë reformën rregulluese dhe funksionimin e tregut si dhe investimet strukturore publike që ishin pjesë e konsiderueshme e programit të viti të kaluar por assesi nuk u realizuan . “Me ndryshimin e Qeverisë nuk duhet gjithçka të ndryshohet nga programi i mëparshëm por ajo që duhet të behet është të eliminohen pengesat kryesore dhe përkufizimet për realizimin e reformave ekonomike dhe se këto probleme që pengojnë reformat në ekonomike të jenë prioritet kryesor i qeverisë së re që të eliminohen”, thotë Noe. Njëherit Marzhena Kisielevska udhëheqëse e drejtorisë për Evropën Juglindore në OECD u shpreh se është koha e saktë që Qeveria e re të bëjë çmos për Maqedoninë që masat që parasheh Qeveria e re të zbatohen dhe të arrihet rritje ekonomike. “Me rëndësi është të realizohen reformat dhe vendi të bëhet më konkurrent dhe fokusi kryesor të jetë që këtë vit të realizohet reformat ekonomike dhe suksesi do të varet nga përcaktimet e kritereve për tërheqjen e investimeve që sjellin ndryshime në tatimin e vlerës së shtuar”, thotë Kisielevska. Ndërkaq për ekspertin e ekonomisë Marjan Petreski shkalla e rritjes nën zero e Bruto Prodhimit Vendor gjatë 3 muajve të parë ishte e pritshme sepse bëhet fjalë për periudhë kur Maqedoni ishte në krizë të rëndë politike. “Tani më të gjitha treguesit ekonomik flasin se në sektorin e prodhimtarisë kemi ulje në industrinë e ndërtimtarisë e cila tre vite më parë shënonte rritje enorme ndërsa tani nga fillimi i këtij viti kemi ngrirje të aktiviteteve në industrinë ndërtimtarisë. Për momentin që i duhet ekonomisë së vendi është një optimizëm më i madh e cila një pjesë do ndodhë vetvetiu por realizmin e rritjes së BPV-së do duhet të nxitet nga vetë Qeveria nëse vetëm fillon t’i realizon ato premtime të dhëna para mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare vitin e kaluar. “Disa parametra tregojnë se rritje potenciale në ekonomik lëviz në 4 për qind megjithatë që të realizohet rritje ekonomike prej 5 për qind do të varet kryesisht nga politikat ekonomike që do t’i zbaton Qeveria e re. Që të japim vlerësim të sakate se rritja e BPV mund të shkon deri më 5 për ind mbetet të shohim cilat do të jenë politikat ekonomike të qeverisë aktuale si dhe si do të jetë situata ekonomike në vendet e rajonit. Mendoj që rritja e BPV është vështirë të ndodhë gjatë këtyre dy viteve të ardhshme”, thotë Mrajan Petreski ekspert ekonomik. Profesori i ekonomisë Borçe Trenevski vlerëson se rritja prej 5 për qind të BPV është një parashikim ambicioz kur kemi parasysh se kriza politike ende ka ndikim në ekonominë e vendit. “ Ajo që duhet të dimë është se pritjet në sektorin e biznesit nuk janë edhe aq optimiste sepse për të kthyer biznesmenët besimin tek institucionet mund të zgjatë edhe shumë kohë dhe se përkeqësimi i biznes ambienti nuk shërohet dhe aq shpejt. Ulja e BPV-së është si pasojë e aktiviteteve të ngadalësuara më sektorin e ndërtimtarisë. Pra nëse nuk kemi aktivitete punuese ne sektorin e ndërtimtarisë atëherë BPV-ja bie nën zero midis 05 dhe 07 për qind”, thotë Borçe Trenevski, profesor universitar. (koha.mk)