Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Florida, ku prindërit për qëllimet e tyre dashakeqëse e kishin bërë djalin e tyre 13-vjeçar, që të bindej se do të vdiste, pasi kishte kancer në tru. Prindërit e kishin gënjyer djalin e tyre, pasi e përdorën tragjedinë e rreme për të mbledhur donacione në shkollën e djalit të tyre dhe nëpërmjet internetit. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 8 muajve në Fort Walton Beach, Florida. Të dy prindërit, Robert Long (47) dhe Ginny Irovando (34), u arrestuan nën akuzën për mashtrim dhe keqtrajtim të fëmijës. Në shkollë, djali kishte raportuar se kishte më shumë se një tumor në tru dhe ishte i destinuar të vdiste së shpejti. Në nëntor, prindërit e tij kishin organizuar një aktivitet në institut për të shitur bluza, duke thënë se kështu do të përdornin të ardhurat për të paguar shpenzimet mjekësore. Përveç nëntë bluzave të shitura, ata kishin fituar edhe 10.000 dollarë nëpërmjet internetit. Në fund të dhjetorit, nëna kishte shkruar një postim në Facebook, ku e quante “një mrekulli” faktin se djali kishte mbijetuar për Krishtlindjet. “Vetëm Zoti e di kur do të vijë koha e tij”, shkruante nëna “monstër”. Megjithatë, djali në foto nuk tregonte asnjë shenjë të ndonjë sëmundjeje. Një punonjës i shkollës i tha policisë lidhur me nismat e ndryshme, dhe hetimet filluan asokohe. Tani që të dy janë arrestuar, donatorët do të jenë në gjendje të marrin paratë e tyre mbrapsht.