Prindërit monstër lidhin me zinxhirë dhe torturojnë djalin 4-vjeç (FOTO)

Një fëmije 4 vjeç u gjet i lidhur me zinxhirë, i keq ushqyer dhe i rrahur në një apartament në Meksikë. Besohet se djali është me origjinë nga SHBA-së. Autoritetet e shpëtuan djalin në fillim të kësaj jave, pas një telefonate anonime në sallën operative të policisë.  Dy persona, që besohet të jenë të afërm të vogëlushit janë arrestuar. Ata quhen Juan Carlos Loaeza dhe Olivia Castro. Çifti e mohoi prezencën e djalit në shtëpinë e tyre, por pas disa kërkimesh, 4-vjeçari u gjet në një dhomë të errët. Vogëlushi që quhet Antony, u dërgua në spital dhe mjekët thanë se ai ka plagë të shumta. Gjithashtu ai shfaqi vështirësi në të folur, por ishte në gjendje që të thoshte emrin e tij dhe të prindërve. Mjekët thanë se ai ka vuajtur nga kequshqyerja, goditjet e shpeshta në kokë dhe se shpina e tij ishte mbuluar nga plagë të shkaktuara nga fikja e cigareve.