“Familja nuk është dicka që ke, por që e gjen”. Janë këto fjalët e Emily Scheck, studentes dhe atletes 19 vjecare të Webster në shtetin e Nju Jorkut, ndërsa I tha për të shprehur falenderimin për donacionet ndaj saj. E reja, homoseksuale, u përzu nga prindërit, e hoqën nga shtëpia pasi nëna e saj gjeti një foto me të dashurën Justyna. Dhe më pas e vunë përballë një zgjedhjeje: të linte shkollën për tu kuruar, ose ti braktiste.
Pas refuzimit për të lënë studimet, Emily u gjend mes katër rrugëve, pa pasur mundësi të kontaktojë me familjen. Atëherë hyri në lojë solidariteti në rrjet: miqtë hapën një fushatë GoFundMe ku jepeshin donacione që arritën në plot 100 mijë dollar, dhe më shumë se pesë mijë kërkesa. Një shifer e lartë ndaj e reja bëri thirrje që njerëzit të mos jepnin më donacione.
“I falenderoj të gjithë që demostruan dashuri dhe mbështetje në këtë moment të vështirë. Nuk e prisja gjithë këtë. Vendosa të ndaloj marrjen e donacioneve online sepse më është dhënë deri tani më shumë sesa prisja” ka shkruar 19 vjecarja. “Tani e di, shkroi ajo, që familja nuk është gjithmonë ajo që ke, por ajo që gjen. Dashuria është dashuri”.
Eshtë fitore për 19 vjecaren që ka si qëllim të inkurajoj njerëzit të japin pë rata që vuajnë Brenda komunitetit LGBTQ. Dhe që demonstron që mund të mbijetohet edhe nëse të braktis familja.
Sic deklarohet në media, nëna e saj ka qenë e ashpër me vajzën duke I thënë se “ti ma shpif”. Dhe duke e ndaluar të kontaktojë me anëtarët e tjerë të familjes. “Në fillim ishte e vështirë, tregon Emily. Kam qenë me fat që u gjenda në skuadrën e atletikës dhe trajneri më ka dhënë para për disa javë e më pas kontaktova me të fejuarën”.
Babai i vajzës Timothy Scheck deklaroi për Buffalo News: “Ne e pranojmë Emily për atë që është. Bëmë vec pak presion mbi të që të kthehej në shtëpi dhe të fliste për këtë cështje, pork jo nuk do të thotë se e donim të kalonte në terapi. Ne e duam”.