Shkup, 2 prill – Kanë ndërruar jetë katër udhëtarët e aeroplanit CESNA i cili pasditen e sodit u rrëzua në pikën malore “Sollunska Gllav”. Lajmin e kanë konfirmuar nga Agjencioni për fluturime civile, të cilët kanë thënë se përmes helikopterëve të policisë janë gjetur mbetjet e aeroplanit të rrëzuar, me ta edhe trupat e viktimave, njofton KOHA.
Nuk ka të mbijetuar nga aksidenti tragjik. Me gjetjen e mbetjeve të aeroplanit përfundojnë kompetencat tona. Të gjitha aktivitet e mëtutjeshme i ndërmerr Komiteti për hulumtime të aksidenteve civile”, thonë nga AFC
Ndryshe, të viktimat e këtij aksidenti tragjik janë shtetas bullgar, gjegjësisht familja bullgare (prindërit me dy fëmijë).
Arsyet e para të këtij aksidenti mendohet të jenë turbulencat forta. (koha.mk)