Është e vështirë të thuhet se ndikon drejtpërdrejt, sepse nuk ka ndonjë dëshmi të fortë për të sugjeruar se emri i fëmijës do të ndikojë në personalitetin e tij. Megjithatë, është e mundur që mund të kontribuojë në ndonjë mënyrë për ta formësuar imazhin për vetën e tij, shkruan BabyCenter, transmeton Gazeta Shneta. Disa psikologë besojnë se emri që ia vendosni fëmijës, ka ndikim në mënyrën se si ai e percepton vetën. Disa studime kanë treguar se fëmijët që i pëlqejnë emrat e tyre, janë më të sigurt në vetvete. Madje kjo ndikon edhe në nivelin e respektit të vetvetes. Njerëzit që pëlqejnë emrat e tyre, priren të përjetojnë më pak depresione dhe ankthe.