Princi Philip, duka i Edinburghut është përfshirë në një aksident automobilistik gjatë ditës së djeshme.
Pallati mbretëror konfirmoi se aksidenti ndodhi pranë “Sandringham Estate”, kur humbi kontrollin e veturës “Range Rover” dhe u përplas me një minibus që transporton njerëz, përcjell Telegrafi.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Mediat e huaja raportojnë se Princi Philip nuk pësoi asnjë dëmtim, përveç tronditjes psikologjike.
“Ai ishte i vetëdijshëm, por shumë i tronditur”, tha korrespondenti mbretëror Nicholas Witchell.