Tiranë, 15 tetor 2018 – Me ftesë të presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nesër për vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri do të arrijë princi Alberti i Dyti nga Monako.
Në kumtesën nga Kabineti i Metës theksohet se princi Alberti i Dytë do të pritet nga shefi i shtetit të Shqipërisë me të gjitha nderimet shtetërore, pas çka do të vijojë takim i delegacioneve të dy vendeve.
Janë planifikuar takime të princit edhe me personalitete tjerë të lartë shqiptarë.
Gjatë vizitës së princit Albert në Shqipëri do të nënshkruhet marrëveshje për bashkëpunim midis ministrive të punëve të jashtme të dy vendeve, si dhe marrëveshje për financimin e mbrojtjes së resurseve natyrore midis Monakos dhe Administratës rajonale të rajoneve mbrojtëse të Vlorës