Princi Harry shmang një traditë mbretërore, shkak gruaja

Dukesha e Sussexit, 37 vjeçarja Meghan Markle dhe Princi Harry 33 vjeçar gjatë pushimeve të tyre kanë vizituar së fundmi Balmoral, shtëpinë e pushimeve mbretërore, në afërsi të Aberdeenshire.

Sipas raportimeve të mediave, thuhet se Princi Harry e shmangu një traditë mbretërore në këtë udhëtim nga “frika” se do ta zemërojë bashkëshorten e tij.

Çifti u martuan më 19 maj të këtij viti në Kështjellën Windsor. Që nga atëherë, Markle e ka shoqëruar bashkëshortin e saj në të gjitha angazhimet e tij mbretërore, më shumti në ngjarjet e bamirësisë.

Por duket se është diçka që po e pengon Dukeshën e Sussexit, transmeton Klan Kosova.

Derisa çifti po e vizitonin kështjellën Balmoral, aty ishin edhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore – Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton me fëmijët e tyre.

Por Princi Harry nuk ishte bashkë me vëllanë e tij dhe nipin e tij të madh, Princin George (5), kur këta të fundit dolën për gjueti, gjatë kësaj kohe të pushimeve.

Gjuetia është një nga traditat e preferuara të familjes mbretërore e cila praktikohet për qindra vjet.

Por në ndërkohë Markle dihet se është një mbrojtëse e të drejtave të kafshëve, kështu që duket se zgjedhja e Princit Harry (mospjesëmarrja në gjueti) ka qenë e ndikuar krejtësisht nga bashkëshortja e tij.