Londër, 4 qershor – Princi i Britanisë, Çarls, 71 vjeç, deklaroi që kishte “kaluar lehtë” me koronavirusin e ri, nga i cili u infektua në fillim të epidemisë në mars.
Pasi mësoi se ishte pozitiv në Kovid-19, është tërhequr në vetizolim dhe gjatë sëmundjes ka pasur simptoma të lehta.
“Kam qenë me fat, por isha i infektuar nga virusi dhe mund të kuptoj plotësisht se çfarë po kalojnë njerëzit”, tha ai, duke shtuar se i vjen keq për ata persona që kanë humbur ndonjë të afërt.
Princi Çarls kaloi shtatë ditë në karantinë në shtëpinë e tij në Balmoral, ndërsa gruaja e tij Kamila, 72 vjeçe, ka qenë negative në testim.