Bruksel,1 qershor – Princi belg, Joakim ka kërkuar falje publike për pjesëmarrjen në një aheng në Spanjë dhe me këtë ka shkelur masat e karantinës për pandeminë dhe rezultoi pozitiv me Kovid-19.
Në kumtesën, të dërguar agjencisë spanjolle të lajmeve EFE, princi 28 vjeçar pranoi se “nuk kishte respektuar të gjitha masat karantinë”.
Gjatë fundjavës, u paraqiten informacione se Joakim ishte testuar dhe kishte gjetje pozitive për koronavirusin në trupin e tij, pasi mori pjesë në një aheng në Kordoba, në provincën e Andaluzisë.
Policia Kombëtare ka hapur hetim ndaj organizatorëve dhe pjesëmarrësve të ahengut, në të cilën morën pjesë 27 persona, të cilët shkelën masat e karantinës në Spanjë, shkruan gazeta “Brisell Tajms”.
Incidenti provokoi reagim në mediat spanjolle, pasi u tha se një princ evropian i paidentifikuar më 24 maj mbërriti në Spanjë dhe mori pjesë në një aheng në Andaluzi.
Sipas “La Vangardia”, princi Joakim, i cili është nipi i mbretit Filip, u nis për në Madrid me fluturim komercial dhe u la i lirë pavarësisht kufizimeve, pasi punonte për kompani lokale.
Gazeta “Standard” plotëson se princi nuk ka respektuar karantinën e detyrueshme 14-ditore pas mbërritjes nga jashtë, por “menjëherë” kapi trenin për në Andaluzi.