Shkrimtarja Elhame Gjyrevci sapo ka sjell nga shtypi romanin e saj më të ri ”Princesha Meri”.
Botimi i këtij libri nga autorja Gjyrevci, u mundësua nga Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klmenti XI Albani”, Suedi, njofton Klan Kosova.
Redaktimin e këtij libri e realizoi Hysen Ibrahimi i cili në recensionin e tij rrëfen se në këtë roman mund të hasni reflekset e një fëmije të mençur, në këtë rast Merit, që shquhet për zgjuarësinë, qëndrueshmërinë, trimërinë dhe gjindshmërinë e saj; e që fund e krye e përbën materien e romanit në fjalë, duke pasur parasysh kriterin kualitativ dhe të vlerës së ndërtimit të romanit.