Motra e Mbretit Maha Vajiralongkorn të Tajlandës, i është bashkuar garës për kryeministër të shtetit. Princesha Ubolratana Mahidol, 67-vjeçare, do të kandidojë për partinë e ish-kryeministrit përçarës, Thaksin Shiawatra, raportojnë mediat në Azi.
Vendimi i saj për të kandiduar thyen traditën e familjes mbretërore që të qëndrojë larg politikës. Zgjedhjet në Tajlandë pritet të mbahen më 24 mars.
Ato po konsiderohen si rast i parë për Tajlandën që t’i kthehet demokracisë pas pesë vjetësh kontrolli nga ushtria që kandidimin e princeshës e ka cilësuar të kundërligjshme.