Princ Harry dhe Meghan Markle martohen në pranverë

Princ Harry dhe aktorja amerikane Meghan Markle, te cilët publikuan lidhjen e tyre rreth nje vit më parë, vendosin të hedhin një hap të rëndësishëm në jetën e tyre. Dyshja e njohur kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë vitin e ardhshëm. Njoftimi zyrtarë për dasmën e Princit është bërë pak minuta më parë nga Pallati Mbretërore, ku thuhet se Princ Harry dhe Meghan Markle kanë vendosur të martohen në pranverën e vitit 2018, transmetno syri.net, ndërsa data e dasmës do të njoftohet gjatë ditëve të ardhshme. “Princi Harry ka informuar mbretëreshën e dhe anëtarë të tjerë të afërt të familjes mbretërore, Princi Harry ka marrë gjithashtu edhe bekimin e prindërve të znj. Markle.” Shkruhet ndër të tjera në njoftimin zyrtar nga pallati mbretëror.