Ky është momenti kur një vajzë 2 vjeçe e tmerruar bërtet pasi një prift rus e detyroi t’i zhysë kokën në ujë gjatë pagëzimit, duke thënë se i ka hequr Satanin brenda saj. Ilia Semiletov tashmë është dërguar në Gjykatën e Kishës pasi nëpërmjet një video është vërtetuar që ai e ka zhytur kokën e vajzës tre herë në ujë . Ngjarja ka ndodhur në Yessentuki, në jug perëndim të Rusisë. Vajza bërtiste e tmerruar, por të rriturit që ishin prezent nuk ndërhynë, madje kishte edhe nga ata që qeshnin gjatë procesit të pagëzimit.
Pavarësisht videos, prifti dhe nëna e vajzës mohuan që vajza ishte tmerruar. Nëna e vogëlushes tha se vajza qante sepse ishte trembur nga prifti dhe se të afërmit nuk filmuan gjithçka. Ndër të tjera ajo tha se i ishte mirënjohëse priftit që i pagëzoi vajzën.
Ngjarja ka ndodhur rreth dy vjet me parë, por është bër publike vetëm tani. Mësohet se prifti është pezulluar nga puna, ndërkohë që Gjykata e Kishës po vazhdon hetimet.
https://www.youtube.com/watch?v=vOdD2Cl9egA