Daniel Obinim është një prift ganez i njohur për fuqitë e tij të vetëshpallura shpirtërore dhe praktikat e tij ekstreme.
Shumë njerëz e akuzojnë atë se është prift i rremë, por edhe shumë njerëz shkojnë tek ai për të kërkuar ndihmë.
Ai është filmuar duke kryer një ritual të çuditshëm, ku i kapë meshkujt për organi gjenital. Në disa raste, ai vazhdon t’ua mbajë penisët dhe t’ua masazhojë atë, transmeton Gazeta Express.
Prifti thotë: “Nëse nuk ju pëlqen ndonjë pjesë e trupit tuaj, ejani tek unë. Çfarë dëshironi ju e që unë s’mund ta ofroj? A po doni botoks, mund ta bëj për ju? Dëshironi gjokse më të mëdha, mund t’ju ndihmoj. Nëse keni penis të vogël, mund ta ndryshoj”.