Një prift pagan në SHBA ka marrë lejen që të vendosë brirë dhie në fotografinë e patentës. Phelan Moonsong tha se kur ai fle apo shkon në banjë, gjithmonë vendos në kokë brirët e dhisë, të cilat i shërbejnë si antenë shpirtërore dhe për ta ndihmuar atë që të edukojë të tjerët në lidhje me paganizmin. Autoritetet vendase thanë se nuk ishin njohur me zgjedhjen e tij dhe e pyetën Moonsong për më shumë informacion për të shqyrtuar çështjen. Më pas ata thanë se e lejuan priftin pagan që të vendoste brirët në fotografinë e patentës së tij sepse ato nuk pengojnë në identifikimin e tij.
Prifti pagan vendos brirë dhie në kokë (FOTO)
Leave a comment