Ohër, 5 qershor – Nuk kam informata të hollësishme në atë se çka ka ndodhur, çka është bërë gjatë dy viteve të kaluara lidhur me dy raportet që i kemi përgatitur si grup ekspert, ato të vitit 2015 dhe të vitit të kaluar. Raporti i BE-së për përparimin e Maqedonisë tregon në përparim të konsiderueshëm në sfera të caktuara, por ekzistojnë edhe mjaftë sfera ku duhet edhe mjaftë të punohet, të zbatohen reformat e domosdoshme në procesin eurointegrues. Qartë se në raportin si çështje qendrore dhe prioritet u potencua sundimi i së drejtës me të gjitha aspektet që i nënkupton, tha Rajnhard Pribe, i cili merr pjesë në Konferencën shkencore ndërkombëtare për reformat në sistemin e sigurisë, që mbahet në Ohër.
Pribe, i cili e udhëheq grupin pesëanëtarësh ekspert të BE-së, i obliguar për çështje sistematike, në deklaratë për mediumet theksoi se më nuk është përfaqësues zyrtar i BE-së, por personalisht shpreson se Maqedonia dhe shtetet nga rajoni do të bëjnë përparim në procesin e eurointegrimit.
“Për çdo rast, reformat të cilat i potencuam, e të cilat përmenden edhe në Raportet e BE-së, duhet të bëhen, jo vetëm për shkak të përparimit në atë proces eurointegrues, por më shumë për vetë shtetet dhe qytetarët para së gjithash”, tha Pribe.
Ai nuk deshi të ndajë ndonjë sferë ku do të duhej politika, shteti dhe institucionet t’i orientojnë proceset e tyre reformuese.
“Bëhet fjalë për një sërë rekomandimesh. Sundimi i së drejtës është kyç për afrimin drejt BE-së, të gjitha resurset dhe forcat në shoqëri do të duhej të angazhohen dhe orientohen drejt atij qëllimi”, tha Pribe.
Pribe mbajti fjalim para pjesëmarrësve në Konferencën për reforma në strukturat e sigurisë, ku e theksoi rëndësinë e çështjeve të sigurisë në procesin e afrimit dhe anëtarësimit në BE, prej aty pasi vet Unioni ballafaqohet me probleme të natyrës së sigurisë.
Ingrid Shikova, profesoreshë e politikave të BE-së pranë Universitetit të Sofjes, tha se çështjet e sigurisë janë me rëndësi të madhe jo vetëm për vendet e rajonit, por edhe në aspektin kontinental, madje edhe global.
“Jo rastësisht Bullgaria gjatë kryesimit me BE-në mes prioriteteve e vendosi çështjen e sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Sa më shpejtë vendet nga rajoni i plotësojnë kriteret për sigurinë në procesin e anëtarësimit, kjo do të kontribuojë për Evropë më të sigurtë. Shtetet nga Ballkani Perëndimor duhet ta ndjekin shembullin e pajtimit të shteteve nga Evropa Perëndimore pas Luftës së Dytë Botërore dhe përmes tejkalimit të kontesteve të kontribuojnë për siguri më të madhe në kontinent. Çështje kyçe në sigurinë është paraqitja e përbashkët në ballafaqim me sfidat”, tha Shikova.
Konferenca për siguri, që mbahet në Ohër në organizim të Fakultetit për siguri, ka për qëllim që bashkësia akademike dhe praktikantët nga sfera e sigurisë të këmbejnë njohuri të bazuara në shfrytëzimin e metodave shkencore për hulumtim në këtë sferë, por edhe të përfitohet përvoja nga praksa që të mund t’u jepet dimension shkencoro-hulumtues.