Komisari për negociata për zgjerim i Bashkimit Evropian, Joahnes Han, sot kumtoi se sërish në Shkup e dërgon ekspertin e pensionuar për sundimin e së drejtës të Komisionit Evropian, Rajnhard Pribe, i cili së bashku me një grup ekspertësh të Komisionit do të duhet t’i ndihmojnë Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë në përpjekjet për reforma. Siç njoftoi korrespodenti in MIA-s nga Brukseli, Han konfirmoi në kumtesën deri te opinioni se Eurokomisioni do të punojë së afërmi me qeverinë e Zoran Zaevit me qëllim që t’i ndihmojë në tejkalimin e negativiteteve të vërejtura në a.q “raport i Pribesë” nga viti 2015. “Si pjesë e gatishmërisë s BE-së që të punojë me dhe për mbështetjen e qeverisë së re në përpjekjet e saj reformuese, unë sërish dërgojë grup të ekspertëve të pavarur të lartë për sundim të së drejtës, të udhëhequra nga Rajhard Pribe, i cili është drejtor i pensionuar i Komisionit, me qëllim që t’i ndihmojë dhe ta këshillojë qeverinë e re për sundim sistemor të së drejtës. Ky grup i përfshin ekspertët e njëjtë të lartë që e përgatitën raportin me rekomandimet lidhur me komunikim 2015. Puna e tyre kontribuoi për Reformat urgjente reformuese të përpiluara nga ana e Komisionit, të cilat u përfshinë edhe në marrëveshjen e Përzhinos”, thuhet në kumtesën e Hanit deri te opinioni. Eurokomsiari për negociata për zgjerim shton se ky grup i ekspertëve do ta vizitojë Maqedoninë së shpejtë që të bëjë analiza të gjendjes aktuale, ndërsa sipas udhëzimeve të tyre paraprake dhe rekomandimeve për këtë “sikur janë përgjigje shqetësimi lidhur me sundimin sistemor të së drejtës, ku ka ecje prapa në vitet e fundit”. “Gjithashtu kërkova nga shefi i Delegacionit të BE-së të bisedojë për lidhjen më të gjerë me prioritetet reformuese të BE-së me qeverinë e re, me rezultatet konkrete dhe korniza ligjore, dhe si BE-ja mund të sigurojë ndihmë dhe këshilla së bashku me këto reforma. Ne jemi të përkushtuar të punojmë me qeverinë e re, si dhe me opozitën, në kthimin e vendit në rrugën e tij drejt integrimit në BE, gjë që qytetarët duan dhe dakordohen”, shtohet në kumtesën e Johanes Hanit.