Shkup, 28 nëntor – Si befasi e vlerësoi Rajnhard Pribe, eksperti gjerman për sundimin e të drejtës i cili i udhëhoqi grupet e ekspertëve të Komisionit Evropian në Maqedoni, vendimin e Qeverisë hungareze për një kohë aq të shkurtër t’i japë azil politik ish kryeministrit Nikolla Gruevski.
Ai në intervistën për Dojçe Vele thakson se zakonisht refuzon të komentojë raste individuale, por në pyetjen lidhur me kritikat e KE-së për mungesën e zgjidhjes gjyqësore të rasteve me korrupsion të lartë dhe arratisjen e Gruevskit në një vend-anëtar të BE-së thotë se kjo është një befasi e vërtetë.
“Korrupsioni është një problem shumë i madh në rajon, por gjithashtu, siç e dinë të gjithë edhe në disa pjesë të BE-së. Korrupsioni është problem nga më shumë aspekte: kemi korrupsion në nivel të lartë, në nivel të ulët dhe funksionimi i asgjësimit të tij është shumë i rëndësishëm. Gjithmonë refuzoj të komentoj raste individuale, por do të doja të them se është befasi që është dhënë azil politik në këtë rast, dhe gjithashtu është befasi sa pak kohë i duhej një Qeverie të vendit-kandidat të BE-së ta marrë këtë vendim”, thotë eksperti gjerman.
Ai thekson se nuk është është i obliguar për ndjekjen e implementimit të rekomandimeve, kjo është në kompetencë të KE-së, por përmend si autsajder me interes e ndjek zhvillimin në vend.
“Për shembull, ata intensivisht punojnë në strategjinë për gjyqësinë dhe në gjëra të ndjera. Por pa i ditur detajet për atë çfarë saktë punohet në çdo rekomandim, kam përshtypje se bëhet fjalë që seriozisht të përparohet në reformat e nevojshme në fushat të cilat i mbulojmë me raportet tona, ndërsa të cilat në një pjesë më të madhe kanë të bëjnë në sundimin e të drejtës”, theksoi Pribe.
Konsideron se Qeveria tregon vendosmëri në zbatimin e reformave, por shton se është e kuptueshme se kontesti për emrin dhe hapat e ndryshëm rreth Marrëveshjes së Prespës dhe pastaj procedura për ratifikimin e marrëveshjes kanë tërhequr vëmendje të madhe në media dhe në opinion dhe gjithsesi do të thotë punë intensive për ata të cilët ishin përfshirë në to.
Në pyetjen ku do të duhej tani sipas tij Qeveria të fokusohet lidhur me reformat, ai thotë se në të dyja raportet me rekomandime me qëllim është vendosur të bëhet renditje sipas rëndësisë