Eurotnik – Qendra për strategji evropiane, OJQ Infoqendra, Transparenca Maqedoni dhe Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut, sot do ta prezentojnë raportin e tretë vëzhgues për punën e Agjencisë për audio dhe shërbime mediale audiovizuale (AASHMA) dhe të Agjencisë për Komunikime elektronike (AKE).
Raporti është në kuadër të projektit “Monitorimi i efikasitetit, efektivitetit, transparencës dhe përgjegjësisë së trupeve rregullatore për mediat – PROformance Watch”.
Në ngjarje do të flasin komunikologu Sefer Tahiri, koordinatori i projektit nga Eurotnik, Goran Lazarov dhe drejtoresha ekzekutive e OJQ Infoqendrës, Biljana Bejkova.