Prezantuesja e njohur televizive indiane humb jetën në mënyrë të tmerrshme (Video)

Një prezantuese e famshme televizive në Indi ndërroi jetë pasi një pemë palme i ra mbi kokë dhe e zuri poshtë. 58-vjeçarja Kanchan Nath, u kthye në shtëpi pas një leksioni për joga që kishte ndjekur në Chembur, Mumbai, në momentin që ndodhi ngjarja. Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë momentin e frikshëm kur gruaja po ecte normalisht në rrugë dhe mbi të përplaset pema që bie pa pritur e pa pandehur.

Maja e pemës së palmës prek prezantuesen në kokë dhe e përplas atë fort në tokë. Gjithçka duket si një skenë filmi e inskenuar, por është një vdekje e frikshme, që mund t’i ndodhte kujtdo. Prezantueses i kanë ardhur menjëherë në ndihmë të pranishmit në vendngjarje, duke larguar degën e pemës, por pa rezultat. Ajo ka ndërruar jetë.

https://www.youtube.com/watch?v=ww-6EgbYf5Q