Ksenia Sobchak, vajza e Anatolit, ish-bashkiakut të Shën Petersburgut dhe kumbar politik i Vladimir Putinit, do të sfidojë presidentin rus në zgjedhjet e ardhshme parlamentare 2018. Për prezantuesen televizive, e cila nuk i ka mbushur akoma 36 vjeçe, “pjesëmarrja në zgjedhje, pohon, mund të jetë vërtet një hap para drejt transformimit të vendit, për të cilin ka shumë nevojë”. Komentet e ardhura nga Kremlini, të lënë të kuptojnë se lajmi nuk është shqetësues.
Një vizion politik për t’u sqaruar – Ksenia Sobcak, thotë që pikërisht kandidatura mund të konsiderohet një zgjedhje “kundër të gjithëve” dhe shton: “Unë nuk do të jem një kandidate çfarëdo, por një megafon për të gjithë ata që mund të votojnë: jam e gatshme të transmetoj kritik kundër sistemit aktual dhe ka shumë kritika, në çdo pjesë të spektrit politik”. Në lidhje me përvojën e saj politike, ajo thotë: “Jam e gatshme të alternoj propozime si nga e majta, ashtu edhe nga e djathta, pastaj problemet e korrupsionit dhe të pushtetit absolut janë më të mëdha se divergjencat tona ideologjike”.
Edhe sa i takon faktit, që përveç se ka ndarë opinionin publik dhe është shkaktuar një luftë (ajo për Krimenë) me dhjetëra e qindra të vdekur, Sobchak zgjedh të mos marrë qëndrim: “Unë nuk i përkas asnjë partie, por jam e lidhur me logjikën e grupeve të pushtetit, nuk jam as në favor të faktit që Krimeja është ruse, por besoj se janë qytetarët, përmes zgjedhjeve, që duhet të kontrollojnë pushtetin dhe janë qytetarët, së bashku me komunitetin ndërkombëtar dhe fqinjët tanë, që të zgjedhin se kujt i përket Krimea”.
KOMENTI I KREMLINIT: Gazetarja dhe prezantuesja televizive, mund “të ketë sukses në politikë”, por duhet të jetë “e aftë t’i përgjigjet vullnetit të popullit”. Me këto fjalë, zëdhënësi i Putinit, Dmitri Peskov, ka komentuar zbritjen në skenë të Ksenia Sobchak, duke e cilësuar “një person të talentuar”, që “ka përvojë në disa fusha dhe është mjaft e përgatitur”. Sipas Peskov, 35-vjeçarja “nëse parashikon të hyjë në politikë, duhet ta nisë nga zero dhe të ketë përvojë, sepse politika është shumë ndryshe nga gazetaria dhe spektakli”. Nga këto deklarata, del se asnjë për momentin nuk ndihet i kërcënuar nga kandidatura e Ksenias, duke mos e marrë shumë seriozisht. Edhe pse burime nga Kremlini kanë deklaruar zgjedhjen e mundshme të saj, për momentin mungon zyrtarizmi i kandidaturës së Vladimir Putinit.