Prezantohet projekt strategjia për reforma në sistemin gjyqësor dhe planin aksionar pesëvjeçar

Grupi punues për përpilimin e strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësisë në Maqedoni sot në Ohër e prezantoi projekt versionin e saj i cili parashikon zgjidhje të reja ligjore për çështje të rëndësishme nga kjo sferë, mes të cilave ligjin për gjykatat, ligjin për prokurorinë publike, ligjin për këshillin gjyqësor dhe ligjin për këshillin për prokuror publik. Siç theksoi ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, bëhet fjalë për reforma sistemore në këtë sferë orientuar para se gjithash drejtë kthimit të besimit të qytetarëve në gjyqësi, përmirësim i qasjes deri te drejtësia për të gjithë, sundim i tërësishëm i së drejtës dhe instalim të meritokratisë në sektorin gjyqësorë.

“Këto janë parimet e vetme, por implementimi i tyre është pafundësisht i ndërlikuar… Reforma nuk është as e tërësishme e as do të përfundohet, ajo vazhdimisht evoluon varësisht nga nevojat e qytetarëve. Por ajo që nuk do të ndryshohet është përkushtimi ynë në këtë proces sepse bëhet fjalë për reformë që është një nga pjesët kyçe të projektit 3-6-9 të Qeverisë. Miratimi i strategjisë dhe implementimi i saj do të thotë një hap i madh përpara në afrimin e sundimit të së drejtës në vend me atë të demokracive perëndimore”, theksoi ai. Ministri u bëri thirrje të gjithë faktorëve, posaçërisht elitave politike t’i tejkalojnë dallimet ditore dhe të ndërtojnë konsensus të gjerë shoqëror lidhur me strategjinë, duke shprehur me këtë rast gatishmërinë personalisht në emrin e Qeverisë të bashkëpunojë me opozitën në këtë drejtim me hapje maksimale për vërejtjet e tyre dhe sugjerimet.

Zëvendësministri i Drejtësisë Oliver Ristovski vendosi theks mbi parimin e gjithëpërfshirëses në përpilimin  e projekt strategjisë dhe planin aksionar,  para se gjithash përmes kyçjes së felës kyçe dhe opinionit të përgjithshme në tërë procesin. Paralajmëroi se strategjia dhe plani aksionar për dallim nga praktika e deritanishme tërësisht do të jenë të qasshme për kontroll nga opinioni, që në këtë mënyrë të mundësohen korrigjime, sugjerime, zgjidhje të reja. Ana Pavllovska – Daneva kryetare e grupit punues që e përpiloi strategjinë dhe planin aksionar, theksoi se bëhet fjalë për vëllim jashtëzakonshëm, material gjithëpërfshirës, i përpiluar në pajtim me standardet më të larta ndërkombëtare.