Shkup, 31 tetor – Shërbimet zbuluese, të sigurisë dhe gjyqësisë, reforma e administratës publike dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë katër fushat kyçe të përmbajtura në Planin 18 me të cilin Qeveria vazhdon me zbatim të prioriteteve urgjente reformuese në drejtim të plotësimit të kushteve për eurointegrim të vendit.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp, në të cilën e ka prezantuar “Planin 18”, potencoi në përkrahjen e fuqishme evropiane dhe botërore për intergrimet euroatlantike të vendit në periudhën e fundit me vizita të shumta të realizuara, duke e theksuar vlerën e implementimit të Marrëveshjes së Prespës.
“Implementimi i Marrëveshjes së Prespës paraqet një nga obligimet më të rëndësishme të ndërmarra nga ana jonë dhe më lejoni në këtë rast të shpreh kënaqësi të veçantë që Kuvendi e dha dritën e parë të gjelbër për ndërhyrje ndaj ndryshimeve kushtetuese që paraqet shprehje të pjekurisë së përfaqësuesve tanë politik në Kuvend. Dëshiruam përkrahje të madhe për këtë akt historik, por procesi është në vetë fillimin dhe unë jam i bindur se deri në përfundimin e tij përkrahja politike për Marrëveshjen e Prespës do të rritet, ndërsa ne si politikanë do të ndërtojmë konsensuz të gjërë për të gjitha çështjet e mbetura që janë nga interesi mbipartiak dhe mbikombëtar, mes të cilave është edhe implementimi i Planit 18”, theksoi Osmani.
Ai potencoi se pas përfundimit të periudhës implementuese të Planit 3-6-9, si vazhdimësi e tij, Qeveria përgatiti draft-version të “Planit 18”, në të cilin ishin futur rekomandimet e Raportit të Komisionit Evropian, në finalizimin e të cilit janë zbatuar konsultime të gjëra me sektorin joqeveritar, opinionin ekspert, por edhe opozitën, pastaj me përfaqësuesit e Delegacionit të BE-së, vendet-anëtare dhe vetë Komisionin Evropian. Në Dokument janë futur edhe konkluzionet e nënkomiteteve të Komitetit për stabilizim dhe asocim, rekomandimet afatshkurte nga misionet e zbatuara të vlerësimit, rekomandimet e OSBE/ODIHR, Komisioni venecias, GREKO etj.
“Plani reformues 18, i cili ishte përgatitur nga ana e Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministria e Drejtësisë, MPB, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e Financave, njëherit paraqet dokument që është ndërtuar në, proces politik me siguri më inkluziv në shtet, nëpërmjet takimeve të shumta dhe këmbimit të ideve dhe propozimeve me sektorin qytetar, me opozitën dhe në këtë kuptim meriton të ndahet nga gara ditore politike, dhe ta marrë përkrahjen adekuate. Prioritetet reformuese të definuara në këtë Plan, krahas përparimit thelbësor të shoqërisë, paraqesin edhe parametër kyç përmes të cilit do të matet suksesi i integrimeve tona evropiane”, porositi Osmani.
Ai paralajmëroi se për secilën nga fushat e Planit të 18-të reformues do të vijojnë brifingje në prani të ministrave kompetent me qëllim të njoftimit më detajor të opinionit me masat që duhet të zbatohen me afate qartë të konfirmuara. Takimi i parë tashmë është të premten me ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe udhëheqësit e institucioneve me kompetenca në pjesën e sferës së sigurisë me theks të ATO-s.