Haas prezantoi në Londër makinën VF-19 të Grosjean dhe Magnussen. Kjo është njëvendëshja e parë që prezantohet nga skuadrat e F1 për vitin 2019.
Përveç risive teknike, bie në sy se marka amerikane ka hequr dorë nga ngjyra e kuqe dhe e bardhë për t’i zëvendësuar me të zezën dhe të verdhën, që janë ngjyrat e sponsorit kryesor: pija energjike Rich Energy. Në pamje të parë, kjo makinë ngjan me Lotusin e viteve ’70.