Shkup, 6 shkurt – Makina e parë elektrike e Maqedonisë e zhvilluar nga ekipi i “BB Klasik Kars” me emër të koduar “ZAS G20” sot ishte prezantuar para opinionit vendor.
Përfaqësuesi i “BB Klasik Kars”, Alean Jegeni, ka theksuar se automjeti ka emision zero në dioksid karbonit, arritje me një mbushje deri në 150 kilometra në kushte reale të drejtimit, si dhe shpejtësi maksimale deri në 130 kilometra në orë.
Ai tha se automjeti elektrik ZAS mund të modifikohet mbi disa modele: G20 – makinë klasike për qytet, TC20 – makinë me pamje sportive për në qytet, TCR20 – makinë sportive për qytet, TCR50 – makinë sportive për gara dhe se koha e dorëzimit është rreth dy muaj nga përkufizimi i porosisë.
Jovan Pretroski nga ekipi për zhvillimin e “ZAS G20” i përmendur përfitimet e motorëve elektrikë, siç janë ekonomizimi, ndotja e ajrit dhe qëndrueshmëria e madhe.
Atanas Ivanovski nga fabrika gjermane “Kesler” deklaroi se kjo është befasi që në një vend të vogël, siç është Maqedonia, të vijnë ide të tilla dhe zgjidhje të reja. (koha.mk)