“Team Haas” është e skuadra e parë që prezantohet për vitin 2018. Amerikanët kanë përshpejtuar zbulimin e njëvendëshes për sezonin e ri, të cilën e kanë quajtur VF-18 dhe është zhvillim i modelit VF-17, me të cilën garuan në fundin e sezonit të shkuar. Kjo është e para njëvendëshe e erës ‘Halo’(sistemi mbrojtës për pilotët) dhe do të jetë e para që do të testohet në Barcelonë.
“Janë bërë shumë kërkime veçanërisht në anën aerodinamike dhe projektuesit kanë modeluar një telajo që të jetë në gjendje që të suportojë ngarkesat e mëdha aerodinamike”, deklaroi shefi i skuadrës Gunter Steiner, shkruan “Top Channel”. “Në të vërtetë pesha e përgjithshme e makinës është rritur pas vendosjes së sistemit të sigurisë Halo. Por kjo është e përbashkët për të gjitha skuadrat”, tha më tej Steiner. Makina në dizajn ka ruajtur të njëjtat ngjyra me gri, të kuqe dhe të zezë, më shumë e ngjashme me atë të vitit 2016. Sa i përket pilotëve konfirmohet francezi Grossjean dhe danezi Magnussen.