Land Rover ka prezantuar Defender 130. Land Rover Defender 130 debutoi të martën si modeli më i gjatë në gjeneratën e re të këtij SUV-i, me hapësirë për tetë pasagjerë, pajisje të pasura standarde dhe motorë të elektrizuar, shkruan Autocar. Ky SUV ka formulën e ndenjësve 2+3+3. Hapësira e bagazhit është më e madhe falë gjatësisë së automjetit. Land Rover 130 e ka çmimin mbi 75 mijë euro.