Prezantohet faza e dytë e kompleksit universitar “Nënë Tereza”

 

Shkup, 14 dhjetor – Sot, në hapësirat e rektoratit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup u mbajt pres konferencë në të cilën rektori i Universitetit Nënë Tereza, Prof. Dr. Aziz Pollozhani, prezantoi para mediave raportin vjetor për këtë institucion.

Fillimisht rektori raportoi për mbarëvajtjen e konkursit për stafin akademik dhe konkursin për administratorë. Ai theksoi se 95% e vendeve të parapara në konkursin për staf akademik janë plotësuar, ndërsa në konkursin për administratorë janë plotësuar 12 nga 20 pozitat e parapara. Deri në fund të vitit pritet të plotësohen të gjitha vendet e parapara në konkurs.

Në vijim të pres konferencës, ai prezantoi vijueshmërinë e aktiviteteve të ndërmarra për ndërtimin e Kompleksit Universitar “Nënë Tereza”. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, u prezantua edhe korniza financiare e projektit kryesor për ndërtimin e këtij kompleksi.

Të bashkangjitur në këtë kumtesë do ta gjeni raportin e plotë financiar. 

Kompleksi Universitar – Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup

Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup është themeluar me Ligjin për themelimin e Universitetit  “Nënë Tereza” në Shkup ( “Gazeta Zyrtare”  e Republikës së Maqedonisë nr.226 prej 25 Dhjetor 2015), i  miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë më datë 24 Dhjetor 2015.

Për shkak të nevojës për objekt për universitetin ku do të mbahen ligjratat  për studentët, nga ane e komisionit recenzues është sjell vendim me të cilin formohet Grupi i punës për definimin e Detyrës projektuese  për Projektin ideor të kompleksit universitar “Nënë Tereza”. Komisioni ishte në përbërje prej profesorë universitar të vendit dhe jashtë, dekanë të univerisitetëve, përfaqësues nga Miinistrisa për arsim dhe shkencë, dhe përfaqësues nga Komuna e Çairit.

Pas përgatitjes së Detyrës projektuese  nga ana e Rektorit të Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, si person përgjegjës  i Universitetit më datë 18.08.2017 është sjell Vendim, për zbatimin e konkursit për Përzgjedhjen e vendimit ideor për objektet të KompleksitUniversitar të Universitetit “Nënë Tereza” Shkup, me të cilin  formohet  Komisioni i jurisë për zbatimin e procedurës me këtë përbërje:

– Prof. Dr Teuta Kajtazi Jashari – kryetar

– Prof. Dr. Zoran Trifunov – anëtar

– Doc. Dr Arta Jakupi – anëtar

– Doc. Dr. Dita Starova – anëtar

– Husamet Agushovski – anëtar

– Rami Qerimi – anëtar

– Natasha Haxhi Lega – anëtar

 

Konkursi për Përzgjedhjen e zgjidhjes ideore është shpallur më datë 23.08.2017, nëpërmjet sistemit elektronik për furnizime publike, Gazeta Zyrtare e RM-së, në web faqen e internetit të Universitetit dhe në  fletën zyrtare ndërkombëtare të Bashkimit Evropian. Në materialin e konkursit janë përmbajtur të gjithë informacionet e nevojshme për autorët, pjesëmarrësit potencial në konkurs,  me qëllim të përpilimit të zgjidhjes ideore cilësore. Afati i fundit për dorëzimin e punimeve ishte përcaktuar më datë 02.10.2017. Deri në afatin e fundit për dorëzimin e punimve,  vetëm 8 pjesëmarrës i kishin dorëzuar punimet e tyre. Komisioni i jurisë  në përputhje me punimet e dorëzuara të pjesëmarrësve më datë 09.10.2017 unanimisht vendosi të ndahen dy çmime, çmimi i parë dhe i tretë, duke pasur parasysh  se nga 8 punime  të dorëzuara vetëm 2 plotësisht i plotësonin kushtet e konkursit. Çmimi i parë nga Komisioni i jurisë u nda për Punimin me kod “HANDS- ,  i cili i plotësonte të gjitha kushtet, kriteret dhe standardet e konkursit. Çmimi i tretë u nda për Punimin me kod “MAJKA” Në pajtim me procesverbalin e komisionit të jurisë, çmimi i dytë nuk u nda sepse ekzistonte një dallim i madh midis çmimit të parë dhe të tretë, ndërsa punimet e tjera përmbanin mangësi formale themelore. Me fituesit e çmimit të parë dhe të tretë, janë nënshkruar marrëveshje për autorësi me të cilët transferohen të drejtat e autorëve, dhe më atë përfundon procedura për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore.

Pas përzgjedhjes së Projektit ideor për kompleksin universitar,  nga ana e Universitetit është mbajtur Konferencë për shtypme qëllim për informim dhe njohje më të mirë të publikut me zgjedhje të shpërblyeranga ana e komisionit profesional.

Pastaj, në pajtim me procedurat ligjore, filloi përgatitja e program projektitpër përgatitjen e projektit kryesor për objektin Universitar, revizionin dhe rregullimin e parterit dhe enterierit.

Në pajtim me nenin 99 paragrafi 1 pika 3 nga Ligji për furnizimet publike është sjell vendim për të formuar një komision për zbatim të procedurës me negocim pa shpallje paraprake me të ranguarin e punimit më të mirë sipas konkursit për përzgjedhjen e zgjidhjes ideore, BH ARHITEKTS  – SHPKNJP Tetovë, me të cilën është përcaktuar komisioni për zbatimin e procedurës.

Negociatat  u mbajtën më  datë 10.11.2017. Në ditën e negociatave është lidhur marrëveshja për:

Bruoto sipërfaqe e objektit  (Projekt kryesor) 35,595.72 m2

-Sipërfaqja e parkingut nëntokësor (-2) (Projekt kryesor) 10,000.00 m2

-Sipërfaqja e parkingut nëntokësor (-1) (Projekt kryesor) 4,000.00 m2

– Sipërfaqja e rregullimit të parterit dhe rrugët e brendshme (Projekt kryesor) 13,507.80 m2

– Sipërfaqja për projektimin e rregullimit të enterierit dhe të mobiljeve 32,000.00 m2

Gjithësej për projektim 95,100 m2.

Lënda e marrëveshjes së Përzgjedhjes të projektit kryesor për objektin universitar, revizion dhe rregullimin e parterit dhe enterierit përfshin:

Projekti arkitektonik ;

– Projekt ndërtimor (statik me sizmik);

– Projekti për instalime elektrike;

– Projekti për instalime hidroteknike;

– Projekt për ujësjellje dhe kanalizim;

– Projekti për instalime termoteknike;

– Projekti për instalime mekanike;

– Projekti për instalime telekomunikuese;

– Projekti i teknologjisë;

– Projekti rrugor;

– Elaborat për mbrojtjen nga zjarri dhe instalimin për shkaktimin e  zjarrit

– Projekt për rregullimin e parterit;

– Projekti për  gropë ndërtimore;

– Projekti për zhvendosjen e instalimeve ekzistuese;

– Elaborat për efikasitetin e energjisë;

– Projekt  përrregullimin e enterierit dhe të mobiljeve

– Projekte  dhe elaborate të tjera sipas qëllimit të ndërtim-objektit, në pajtim me rregulloret për projektim dispozitat teknike të Ligjit për Ndërtim.

 

Lëndae kontratës përfshin përgatitjen e detyrueshme të:

– Hulumtimet gjeometrike në terren;

– Elaborat gjeodezik për parcelën ndërtimore me bazamament të azhuruar;

– Revizion të dokumentacionit të plotë për të cilin personi juridik për projektim duhet të lidhë një kontratë me një person juridik për revizionin e dokumentacionit të projektit;

– Mendimpër shkallën projektuese të qendrueshmërisë mekanike, stabiliteti dhe mbrojtja sizmike (MIS – për objektin projektues);

– Studim për vlerësimin e sasisë së ujërave nëntokësore dhe të prodhimi i puseve shpërthyese;

– Studim për përcaktimin e parametrave sizmike në lokacionin sipas standardeve të Maqedonisë.

PARAQITJA TABELARE TË SIPËRFAQEVE PROJEKTUESE

Numri i objektit Objekti Kate Lartësia e objektit Sipërfaqja e bazës Bruto sipërfaqe
1 Sallë dhe bibliotekë P+4 21.50 667.5 3337.50
2 Fakulteti i shkencave Sociale P+5 25.00 808.31 4849.86
3 Amfiteatër P 7.00 214.69 214.69
4 Fakulteti i shkencavetë informative P+5 25.00 1123.13 6738.78
5  Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës P+5 25.00 910.09 5460.54
6 Fakultet (I paraparë për zgjerim)
7 Salla Sportive P 8.00 1281.61 1281.61
8 Pishinë P 4.00 885.16 885.16
9 Laborator për ndërtimtari dhe makineri (I paraparë për zgjerim)

 

10 Fakulteti i Shkencave Teknike P+5 25.00 1123.27 6739.63
11 Amfiteatër P 7.00 236.79 236.75
12 Fakulteti i shkencave teknologjike dhe Rektorati P+5 25.00 865.91 5195.46
13 Rrestorant P 5.00 655.74 655.74

Në pajtim me negociatat e realizuara, me bartësin e furnizmit më datë 20.11.2017 është lidhur marëveshje për furnizim publik  për përgatitjen e Projektit  kryesor për objektin Universitar, revizion dhe rregullimin e parterit dhe enterierit, me të gjithë fazat  për ndërtim dhe revizion të plotë të dokumentacionit të projektit të Universitetit. Afati për përgatitjen e dokumentacionit të projektit zgjatë 6 muaj nga data e lidhjes së kontratës.

 

 

 

 

 

Vlera e projektit zbatues sipas sipërfaqeve:

– Sipërfaqja bruto e ndërtimit     35,595.72         м2 x550,00denarë=19.577.646,00 denarë

– Sipërfaqja e parkingut nëntokësor (-2) 10,000.00         м2 x307,50denarë = 3.075.000,00 denarë

– Sipërfaqja e parkingut nëntokësor(-1)  4,000.00           м2 x307,50 denarë=  1.230.000,00 denarë

– Sipërfaqja e rregullimit të parterit dhe rrugët e brendshme13,507.80м2 x369,00 denarë=  4.984.378,20 denarë

– Sipërfaqja për projektimin e rregullimit të enterierit dhe të mobiljeve    32,000.00           м2 x307,50 denarë = 9.840.000,00 denarë

——————————————————–

1Gjithsej e projektuar  95100m2 h 407den(6.6€)=        38.707.019,20 denarë

 

Dokumentacioni sipas kërkesës së ligjit mbi ndërtim :

–           Elaborati Gjeomekanik ———————————————————————– 922.500 denarë

–           Elaborati Gjeodezik ————————————————————————–  180.000 denarë

–           Revizioni i projektit ————————————————————————– 5.842.500 denarë

–           Mendim nga instituti seizmologjik ——————————————————- 1.537.500 denarë

–           Studim për vlerësimin e ujrave nëntokësor———————————————– 922.500 denarë

–           Studim për vlerësimin e parametrave seizmologjik———————————— 387.981 denarë

 

 2 Gjithsej për dolumentacion :                                              9.792.981 denarë

Vlera e përgjithshme e kontratës: ( 1+2)   ………………………48.500.000 denarë

 

E rëndësishme!

Vlera e realizimit të projektit për m2   për sipërfaqet projektuese(95 102 m2) është rreth 6 Euro/m2

Vlera e realizimit të projekti për siprfaeet e dhëna dhe dokumnentcioni i nevojshëm është 8,29 Euro/m2

( 95 102 m2 X 8,29 Euro = 788 676 Euro ose 48.500.000 denarë)