Në një ngjarje speciale, Bugatti ka zbuluar Centodieci-n, veturën e vet të re. Centodieci do të thotë 110 në italisht. Kjo superveturë, jo vetëm që është për nder të 110-vjetorit të themelimit të kompanisë, por gjithashtu nderon superveturat e saj të viteve të 90-ta EB110, që jorastësisht ishte krijuar për ditëlindjen e Ettore Bugattit. Bugatti ka krijuar vetëm një sasi të limituar të tyre, vetëm 10 makina që fillojnë nga çmimi prej 8 milionë eurosh.
Motori i tij W16 ka 1600 kuajfuqi që i jep shpejtësi të jashtëzakonshme Centodiecit nga 0-100 kph për vetëm 2.4 sekonda, derisa nga 0-200 kph e arrin për 6.1 sekonda, e për 13.1 sekonda e arrin shpejtësinë nga 0-300 kph. Shpejtësia e tij më e madhe i është limituar në 380 kph.