Përmes programit “Forume në bashkësi” flitet për përforcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e ndërgjegjes të qytetarëve, ndërsa zbatohen projekte në dy të tretat e komunave. Programi shumë shpesh u pranua nga komunat dhe nga qytetarët.
Këtë sot e theksoi ministrja e Pushtetit Lokal Shiret Elezi në konferencën përfundimtare me rastin e 10 vjetorit të programit “Forume në bashkësi”. Konferenca është financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) në partneritet strategjik me Njësitë e Bashkësisë të Vetëadministrimit Lokal (BNJVP). “Sesione forumesh pati në 59 komuna, në disa prej tyre disa herë. U përpoqën të gjithë qytetarët të jenë të përfshirë në procesin e marrjes së vendimeve. Në mënyrë të participuar, Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim financoi disa projekte të rëndësishme në bashkësitë lokale, veçanërisht infrastrukturore, tha Elezi. Theksoi se ka qenë pjesë e këtij programi, si anëtare e komunës së Gostivarit. I rekomandove të gjithë kryetarëve të komunave, që praktika dhe ajo që është mësuar nga ky projekt të vazhdojë edhe më tej.
Kryetari i BNJVP-së Koce Trajanovski theksoi se në disa nga vitet e fundit komunat treguan se edhe pa përkrahje financiare donatore vazhdojnë që të realizojnë forumet. Sipas tij, këtë e kërkojnë qytetarët dhe këtë e duan edhe komunat. Ambasadorja e Zvicrës Sibil Zuter Tehada theksoi se e mbyll këtë projekt dhe ia dorëzon BNJVP-së, e cila duhet që të vazhdojë me aktivitetet e bashkëpunimit.
“Kur kthehemi në dhjetë vitet e kaluara, në bashkëpunimin tonë me Ministrinë, me BNJVP-në dhe me partnerët e tjerë shikojmë se janë arritur rezultate të mira”, tha Tehada. E pyetur për skadimin e afateve për shpalljen e zgjedhjeve lokale, ajo shprehu shpresë se Parlamenti do t’i zgjidhë, siç tha , këto çështje për një kohë të afërt dhe do të ketë zgjedhje pak më vonë se ajo që është parashikuar.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Elezi sqaroi se Ministria e Vetëadministrimit Lokal, është kompetente për realizimin e Ligjit për vetëadministrim lokal, ku është cituar se kryetarët e komunave dhe këshilltarët zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta në çdo katër vjet. “Sistemi i shpalljes dhe mbajtjes së zgjedhjeve është në mënyrë decide e përcaktuar me Kodin zgjedhor, që është në kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë. Ne kemi ligj sistematik, Ligj për vetëadministrimin lokal që i rregullon kompetencat e komunave, por jo dhe të zgjedhjeve. Mendoj se gjithçka më tej do të varet nga partitë politike, akt që është i lidhur me zgjedhjet e kryetarit të Kuvendit”, tha Elezi.
E pyetur se çfarë do të ndodhë pas skadimit të mandateve të kryetarëve të komunave , Elezi tha se të mos prejudikohet dhe shtoi se do të varet nga vendimet e partive politike. Programi “Forumi në bashkësi” është model për përfshirjen e qytetarëve në miratimin e vendimeve nga vetëadministrimi lokal dhe ka për qëllim që të përkrahë procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë. Qytetarët, në këtë mënyrë, kanë mundësi që të përmirësojnë jetën e përditshme me ide individuale, ndërsa administrata të zhvillojë avancim lokal përmes pjesëmarrjes, përgjegjësisë dhe besimit.