Shkup, 21 shkurt – Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesja i përhershme e UNDP-së, Narine Sahakijan në konferencën e sotme për shtyp prezantuan projektet për zhvillimin e turizmit në komunën e Dojranit, Studeniçanit, Çeshinovë-Obleshevës dhe Krivogashtanit.
Fjala është për përpunimin e dokumentacionit projektues për katër komuna rurale në rajonet planorë Juglindorë, Lindorë, Shkupit dhe të Pellagonisë, të cilat kanë statusin e komunave më pak të zhvilluara.
-Qëllimi është që potenciali i turizmit të jetë i dukshëm për investitorët potencialë. Ne i ndihmojmë komunat të bëjnë hapin e parë të madh drejt sigurimit të fondeve për realizimin e projekteve të infrastrukturës. Kjo do të hapë mundësi të reja për popullatën lokale për të zhvilluar biznese të vogla familjare që do të hapin vende të reja pune. Në këtë mënyrë krijojmë kushte që potencialet turistike të bëhen destinacione turistike ndërsa turizmi lokal të ketë ndikim të rëndësishëm në ekonominë lokale, tha Fazliu.
Bëhet fjalë për:
- Analizë fizibility për projektet ideore për Spa dhe Wellness qendra në komunën Çeshinovë Obleshevë me vlerë prej 369.389 denarë.
2.1 Projekt bazë infrastrukturorë për ndërtimin e rrugës lokale në komunën e Dojranit, në fshatin Gjopçel deri te pista e paraglajderëve në vlerë prej 420,000 denarë
2.2. Projekt bazë infrastrukturorë për ndërtimin edhe rikonstruimin e shtegut për këmbësorë në komunën e Dojranit me vlerë 198,000 denarë.