Shkup, 27 shkurt – Me nxjerrjen e dëshmive materiale në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdoi rasti për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të prokurorisë Speciale Publike.
Deri më tani janë prezantuar 1.800 nga rreth 5.900 dëshmi materiale, të propozuara nga PSP.
Prezantohen dokumente personale, si kërkesë për dhënie të letërnjoftimeve, deklarata për persona të autorizuar, pjesë të faturave, vërtetime dhe dokumente tjera.
Kryetari i Këshillit gjyqësor është gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Lile Stefanovska.
Gjykata pas arratisë së të pandehurit Nikolla Gruevski në Hungari vendosi që t’i gjykohet në mungesë.
Përveç Gruevskit në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.
Ata dyshohen për shoqërim kriminel, shkelje të së drejtës së votimit, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrim i materialit zgjedhor dhe keqpërdorim i mjeteve për financim të fushatës zgjedhore.