Resnjë, 16 qershor – Turistët vendor dhe të huaj, por edhe banorët lokal sot në plazhin në Dupeni do të kenë mundësi t’i zbulojnë bukuritë e rajonit të Prespës, kulturën, ushqimin, traditën e manifestimit “Njoftoje Prespën”, që për herë të parë këtë vit mbahet në organizim të Komunës së Resnjës, Gratë Rurale dhe Prespa Bike.
Partnerë të projektit janë BE-ja për TY, Agjencia për Rini dhe Sport, Spirit of Prespa, qyteti i Prespës dhe Eko Guerila, përcjellë KOHA.
Përveç mundësisë për degustim të ushqimit tradicional të Prespës do të prezantohen edhe prodhimet organike lokale, si dhe prodhime të mollëve, e cila është karakteristike për këtë rajon. Sot do të realizohet edhe turne tradicionale e çiklistëve “Tour de Galichica”, ndërsa vullnetarët e Eko-guerilës joqeveritare me përkrahje të Agjencisë për Rini dhe Sport do ta pastrojnë bregdetin e Ohrit në rrethinën e Oteshevës.
Në plazhin në Dupeni, do të mbahet edhe turne në hendboll, manifestim do të mbajë shoqëria kulturore-artistike “Tashe Milloshevski”, ndërsa janë paralajmëruar edhe shumë lojëra dhe argëtime për më të vegjlit.
Në suaza të manifestimit mbrëmë ishte mbajtur panel-diskutim me temën “Përfitimet evropiane për rajonin e Prespës – përvojat dhe mundësitë”, në të cilën morën pjesë edhe kryetari i komunës së Resnjës Zhivko Gosharevski, nga Bashkimi Evropian, organizatat rinore dhe sektori joqeveritar nga tre shtetet kufitare Maqedonia e Veriut, Greqia dhe Shqipëria.
Konkluzion i përbashkët i të gjithëve ishte se Prespa është rajon unikat, ndërsa Liqeni i Prespës është faktor i bashkimit, i cili i lidh tre shtetet. Sipas tyre, duhet të bëhet gjithçka që rinia të kthehet në Prespë. Mbrëmja vazhdoi me argëtim të bendeve Nokaut dhe Blla blla blla.., Instinkt, Repriza, Ekstravaganc dhe Anima Nation. (koha.mk)