Qendra për Trajnim të Pilotëve sot në Shtëpinë e ARM-së në Shkup organizon prezantim të trajnimeve për pilotë. Në prezantim do të marrin pjesë drejtori i Qendrës për Trajnim të Pilotëve, Jaari Shraga, instruktorë, kadetë dhe kandidatë të cilët për momentin trajnohen në Qendër.
Të gjithë ata të cilët janë të interesuar, kandidatë potencialë dhe të cilët i përmbushin kushtet në pajtim me Konkursin do të kenë mundësi të informohen për procesin e trajnimit dhe gjithçka që u intereson lidhur me profesionin pilot dhe angazhimin e ardhshëm si pilotë në Armatën e Republikës së Maqedonisë.